English

“Vetëm unë e paguaj energjinë”, u pret dritat banorëve të lagjes

Durrës, 10 maj, NOA – Duke ngritur pretendimin se vetëm ai paguan energjinë elektrike në lagjen e tij, një qytetar iu ka prerë linjën elektrike disa banesave duke i lënë familjet e tyre pa ndriçim.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të Durrësit, duke u konfirmuar për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të këtij qyteti, të cilat kanë sqaruar se personi që ka shkaktuar konfliktin në fjalë mban inicialet S.B dhe është 37 vjeç.

Ndaj tij ka nisur procedimi penal për veprën penale të vetëgjyqësisë, të cilat iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE