English

Xhafaj: Japim 6 kushte për të dalë nga greva

Tiranë, 10 prill, NOA - Pak para se të nisë protesta e organizuar e opozitës para godinës së Kryeministrisë, ashtu siç ka ndodhur për njëmbëdhjetë mbrëmje me radhë, deputeti socialist Fatmir Xhafaj, ka paraqitur përmes një deklarate gjashtë kushtet që ai i ka cilësuar si të duhurat për të nxjerrë 200 protestuesit nga greva e urisë.

Duke mos hequr asnjë presje nga ato çka janë thënë prej opozitarëve gjatë gjithë këtyre ditëve, Xhafaj ka thënë se kërkesa kryesore e Partisë Socialiste mbetet ajo e transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit.

“Transparenca e zgjedhjeve, por edhe transparenca mbi vrasjen e deputetit socialist Fatmir Xhindi, do t’i kthejnë vendit normalitetin dhe do përshpejtojnë procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian”, tha ai.

Ndër të tjera, shtoi se “qëllimi i grevës së sonë është fisnik dhe përkushtimi ynë deri në grevë urie është për të mbrojtur të drejtat e kërcënuara të njerëzve të palidhur me pushtetin”

Në fund, Xhafaj ka pohuar se “kërkesat e grevistëve socialistë janë demokratike dhe se greva e urisë ka si qëllim të saj vetëm nxjerrjen e vendit nga kriza politike aktuale”.

n.e/NOA

KOMENTE