English

Zbulohen abuzime me kartat e kreditit në agjenci turistike në Tiranë

Tiranë, 10 Maj 2010 NOA – Një operacion policor ka përfunduar disa minuta më parë me ndalimin e disa personave të dyshuar si të përfshirë në abuzim me kartat e kreditit të cilat besohet se klonoheshin nga njerëz pranë agjencive turistike.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës i thanë agjencisë NOA se agjentët e sektorit kundër krimit ekonomik dhe financiar kryen operacionin e njëkohshëm dhe zbuluan një skemë abuzimi me kartat e kreditit, për të cilën kishte dyshime të hershme.

Në një komunikim me mediat pak më vonë, policia tha se do të publikojë detajet e operacionit.

l.n/NOA Vijon...

KOMENTE