English

Zjarr në një fabrikë në Tiranë, shënohen dëme materiale

Tiranë, 10 Maj 2010 NOA – Një zjarr ka shpërthyer pasdreken e sotme në mjediset e një fabrike prodhimi lënde të parë për ndërtime dhe nga të dhënat e para bëhet fjalë për një aksident, shkaqet e të cilit pritet të zbardhen në orët në vijim.

Ngjarja ndodhi në zonën e Laprakës, vetëm pak metra larg Doganës së Tiranës në fabrikën e prodhimit të polisterolit, pronë e një qytetari të kryeqytetit.

Në vendngjarje, shkuan forca të shumta policie si dhe nga Reparti i Mbrojtjes Kundër Zjarrit të cilët bënë të mundur lokalizimin e flakëve dhe eliminimin e zgjerimit të pasojave në dëme materiale që paraprakisht deri tani cilësohen në disa milionë lekë.

r.n/NOA

KOMENTE