English

Anormale, gruaja që shikon me rreze x: prej 20 vitesh shikoj përtej trupave njerëzore

Ukrainë, 12 Maj NOA - Quhet “gruaja e rrezeve x” dhe tashmë ka treguar për historinë e saj të jashtëzakonshme.

Prej 32 vitesh ajo ka vështruar përtej trupave njerëzor dhe kjo ka ndodhur, siç tregon vetë personi në fjalë, pas një shkarkimi elektrik që e kishte çuar atë shumë pranë vdekjes.

Julia Vorobjova, 70 vjeç, banuese në Donetsk të Ukrainës, është në gjendje që të shikojë dhe të parashikojë sëmundje të personave vetëm nëpërmjet një vështrimi të saj.

Një histori vërtetë anormale ajo e Julias tek e cila shumë persona kanë shkuar për tu vizituar në sajë të fuqisë së mbinatyrshme që zotëron.

Momentalisht 70 vjeçarja është e sëmurë dhe jeton në sajë të një pensioni që i ka dhuruar shteti.

Në një intervistë të dhënë për të përditshmen ruse “MK”, Vorobjova ka treguar se kjo dhunti e veçantë që zotëron i është shfaqur menjëherë pas atij aksidenti që pësoi në një shkarkim elektrik prej 380 volt nga i cili rrezikoi dhe jetën e saj.

Ishte 3 mars i vitit 1978 kur tashmë ajo ishte shpallur si e vdekur por, disa studentë të mjekësisë vunë re se Julia ishte ende në jetë dhe pas një viti tjetër në koma kur u zgjua, ajo zbuloi se diçka e rrallë po ndodhte me të, ku shikimi i saj kishte ndryshuar plotësisht.

Kjo dhunti ishte aq e veçantë saqë vetë KGB e ka mbajtur në sekret këtë fakt, në departamentin e viteve 90, në të cilin ishin bazë, shkencat dhe kërkimet.

r.b/NOA

KOMENTE