Tiranë, 11 Maj 2010 NOA - Gjykata e Apelit për Krimeve të Rënda ka shpallur sot fajtorë dhe dënoi me 10 vjet burgim dy të pandehurit e akuzuar për trafikun e heroinës nga Turqia në vendin tonë e më pas në Itali. Emiljano Shullazi dhe Ervin Ferhati janë dënuar sot me nga 10 vjet burgim secili.
Dy të pandehurit ishin duke u gjykuar me gjykim të shkurtuar ashtu siç edhe qenë aktet e dorëzuara nga prokuroria e Apelit për Krime të Rënda, çka ka sjellë edhe në dënimin e tyre përfundimisht me 6 vjet burgim secili.
Më shumë lajme nga KronikaSipas dosjes hetimore të pandehurit u shpallën fajtor si drejtues, financues të organizatës, e cila funksiononte me dy nëngrupe të veçanta në Itali, me korrierë kroate dhe kosovarë, si dhe një furnizues turk, i njohur me emrin Mehmet.
Hetimet për organizatën nisën më 2004-2005, ku përgjatë disa operacioneve u sekuestruan sasi të madha heroine, si dhe u arrestuan 9 bashkëpunëtorë të drejtuesve. Nga përgjimet telefonike ranë në pranga edhe dy drejtuesit e organizatës Emiljano Shullazi dhe Ervin Ferhati.
Shullazi dhe Ferhati akuzohen për veprat penale të “organizimit, drejtimit e financimit të një organizate kriminale me qëllim trafikimin e heroinës” dhe “trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim, më shumë se një herë”.
Sipas hetimeve që u publikuan nga dosja e prokurorisë, dyshohet se ata kanë trafikuar 150 kg heroinë dhe përzierës për këtë lëndë të fortë narkotike.
e.t/r.n/NOA