English

Arkeologji - Edhe Grekët E Lashtë Janë Përballur Me Masa Shtrënguese Ekonomike!

ATHINË, 11 maj /ATSH-AFP/ - Grekët e lashtë të shekullit të III para Krishtit, rezidentë në Maqedoninë Qendrore janë përballur me masa shtrënguese, 2 300 vjet para pasardhësve të tyre, konfirmoi sot arkeologu grek, Manthos Besios. Ky i fundit zbuloi dy varre të shekullit të IV dhe të III para Krishtit në vendin e ish-Pydnas në Maqedoninë Qendrore, që tregojnë, sipas arkeologëve, vendosjen e masave shtrënguese në rajon. Varret që datojnë në shekullin e IV dhe që nuk ishin vjedhur përmbanin bizhu prej floriri, dhe objekte të tjera prej fildishi. ''Më pak se një shekull më vonë, nën sundimin e mbretit Kasandra, varret u bënë të pastolisura, të vogla dhe dhuratat u zhdukën'', theksoi arkeologu për gazetën greke ''Ta Nea''. "Në fund të shekullit të IV, prefekti athiniot, Dimitrios du Phalere, emëruar nga mbreti Kasandra, dekretoi ndalimin e ndërtimit të varreve të stolisura dhe vendosi limitimin e shpenzimeve në ceremonitë mortore'', nënvizoi Besios, përfaqësues i departamentit të antikitetit prehistorik dhe klasik në rajonin e Maqedonisë Qendrore. "Ishte pothuajse e njëjta situatë që po kalojmë ne sot. (...) Nëse dëshironi të krahasojmë situatën aktuale me atë të Antikitetit, vendosni Kasandrën në vend të FMN-së dhe Dhimitrin e Phaleres në vend të kryeministrit ose ministrit të Financave'', theksoi arkeologu./ /ec/ a.jor.
KOMENTE