Athina Kërkon Një Klimë Besimi Me Ankaranë Për Reduktimin E Armatimeve
ATHINË, 11 maj /ATSH-AFP/ - Duhet të krijojmë një klimë besimi për të avancuar gradualisht drejt reduktimit të armëve greke dhe turke, konfirmoi sot zëvendësministri grek i Mbrojtjes, Panos Beglitis, gjatë vizitës dyditore shumë të mirëpritur nga kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan.
"Ne kërkojmë gjithashtu uljen e numrit të armatimeve, por reduktimi nuk mund të mbetet në nivel të komunikimit propagandist'', shtoi Beglitis në një intervistë për radion greke ''Canal 1''.
"Reduktimi i armatimeve është një rrugë e gjatë dhe e vështirë, ndarja e paqes është përfundimi i një procedure e vështirë'', theksoi ministri grek.
Ai denoncoi një mungesë të raportit mes shkeljes së sovranitetit të detit Egje dhe njoftimeve retorike për reduktimin dypalësh të armatimeve duke kërkuar në Ankara aplikimin e praktikës së saj, sjelljes dhe rishikimit të qëndrimit të saj në Egje.
Duhet respektuar e drejta ndërkombëtare dhe traktatet ndërkombëtare për të krijuar një klimë besimi dhe sinqeriteti mes dy qeverive dhe dy vendeve për të avancuar gradualisht drejt reduktimit të armatimeve./
/ec/ a.jor.