English

Basha-Rexhepi: Sezoni turistik, kontroll makinave nga Kosova

Tiranë, 11 maj, NOA – Shqipëria dhe Kosova duhet të thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër kriminalitetit, ndërmarrjen e hapave konkretë për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve gjatë sezonit turistik, si dhe shkëmbimin e përvojës në kuadër të përpjekjeve për të përmbushur kriteret e nevojshme për liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.

Një fakt i tillë u theksua gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë mes ministrit të Brendshëm shqiptar, Lulëzim Basha dhe atij kosovar, Bajram Rexhepi.

Ata deklaruan mes të tjerash, gatishmërinë për bashkëpunimin gjatë sezonit veror, duke rënë dakord që dy forcat policore të aplikojnë, ashtu sikurse është edhe në marrëveshjen e nënshkruar në prani të dy kryeministrave në tetor të vitit 2009 në Prishtinë, kontrollin me një ndalesë, për të gjithë qytetarët.

Kjo do të bëhet për të zvogëluar kohën e pritjes dhe për të lehtësuar në maksimum kalimin e qytetarëve, që gjatë sezonit turistik ka një fluks më të madh.

n.e/NOA

KOMENTE