English

BE: Optimistë për të ardhmen e Shqipërisë, kriza të zgjidhet në Kuvend

Tiranë, 11 maj, NOA – “Ne jemi optimistë për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe raportet që vijnë nga ku vend, ndërsa kriza aktuale duhet të zgjidhet përmes dialogut në sallën e parlamentit”.

Kështu është shprehur takimit të përbashkët të Këshillit të Stabilizim-Asocimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, përfaqësuesi i presidencës spanjolle të BE, Hose Garrido, sipas të cilit “Brukseli thekson rëndësinë që palët të bashkëpunojnë”.

Garrido ka vënë në dukje se Shqipëria ka shënuar progres në reformat e kryera deri tani dhe se takimi i sotëm i Këshillit të Stabilizim-Asociimit ka shkuar më së miri mes palës shqiptare dhe asaj evropiane.

“U themi deputetëve shqiptarë që të gjejnë dialog brenda parlamentit, pasi nëse ekziston një vend për zgjidhjen e diferencave dhe gjetjen e dialogut mes palëve, ky është parlamenti”, tha ndër të tjera Garrido.

Më tej, ai tha se pala evropiane “i kushton rëndësi dialogut politik mes partive politike në Shqipëri, gjë e cila është në qendër të bashkëpunimit mes palëve”.

n.e/NOA

KOMENTE