English

Berisha: Shqipëria, një nga vendet më të pasura në botë me krom e bakër

Tiranë, 11 maj, NOA - Shqipëria është një ndër vendet më të pasura në botë me krom dhe një ndër më të pasurat në Ballkan me bakër dhe qymyr, pasuri këto që duhen vlerësuar dhe shfrytëzuar.

Kështu ka pohuar gjatë takimit me investitorët e huaj në Shqipëri, kryeministri Sali Berisha, duke u bërë kështu me dijeni atyre potencialet tona vendase, në mënyrë që të krijojnë një ide se ku mund të investojnë kapitalet e tyre.

“Prodhimi i kromit po ndërmerr rritje të pandërprerë, por të mos harrojmë se edhe malet tona po fshehin një pasuri të pafund mineralesh”, tha ai.

Në fund të fjalës së mbajtur para investitorëve të huaj, kreu i qeverisë theksoi se ata mund ta konsiderojnë si një mik të përhershëm dhe partner të sigurt qeverinë që ai drejton.

m.xh/NOA

KOMENTE