English

Berlini Zgjat Me Një Vit Pjesëmarrjen Në Përbërje Të Kfor-It Në Kosovë

BERLIN, 11 maj /ATSH-AFP/ - Qeveria gjermane vendosi sot të zgjasë me një vit angazhimin ushtarak në përbërje të KFOR-it, forca e NATO-s në Kosovë, njoftoi një zëdhënës i qeverisë. ''Kjo zgjatje ka të bëjë me reduktimin e numrit maksimal të ushtarëve të vënë në dispozicion të KFOR-it, nga 3 500 në 2 500, duke pasur parasysh evoluimin pozitiv të situatës në terren dhe zhvillimin e strukturave të sigurisë autonome'', theksoi në një konferencë shtypi zëdhënësi, Christoph Steegmans./ /ec/ a.jor.
KOMENTE