English

Bosnje Hercegovinë - Operacion Kundër Imigracionit Të Paligjshëm Drejt Francës Dhe Zvicrës

SARAJEVË, 11 maj /ATSH-AFP/ - Dhjetë persona u arrestuan sot në një operacion policor në Bosnje Hercegovinë në kuadër të imigracionit klandestin drej Francës dhe Zvicrës, bënë të ditur burime gjyqësore. ''Arrestimet u bënë në disa qytete në verilindje të Bosnje Hercegovinës, në mënyrë të veçantë në rajonet Tuzla dhe Zvornik'', deklaroi një zëdhënës i prokurorisë boshnjake, Boris Grubesic. Të dyshuarit akuzohen për trafikim të paligjshëm të organizuar të imigrantëve, shtetasve të Bosnje Hercegovinës drejt Francës dhe Zvicrës'', sipas të njëjtit burim./ /ec/ a.jor.
KOMENTE