Britani - Cameron: Për Liberalët Ka Ardhur Ora Për Vendim
LONDËR, 11 maj /ATSH-AFP/ - Kreu i partisë konservatore David Cameron, i cili i fitoi zgjedhjet legjislative të 6 majit por pa shumicë absolute, theksoi sot se ka ardhur ora për partinë liberaldemokrate që të marrë një vendim lidhur me një koalicion të mundshëm qeveritar.
Cameron bëri të ditur se u ka bërë një propozim të plotë, shumë të hapur dhe shumë të arsyeshëm liberaldemokratëve për të formuar një qeveri të qëndrueshme.
"Menoj se tashmë ka ardhur ora për liberaldemokratët që të marrin një vendim, deklaroi ai për shtypin përpara shtëpisë së tij në veri të Londrës.
"Shpresoj se liberaldemokratët do të marrin vendimin e duhur që do t'i japë këtij vendi qeverinë e fortë, të qëndrueshme, për të cilën ai ka me të vërtetë nevojë dhe në mënyrë urgjente", vazhdoi Cameron.
Konservatorët dhe Liberaldemokratët filluan të shtunën bisedime lidhur me një marrëveshje për formimin e qeverisë, por ndërkohë që bisedimet dukeshin dje afër mbrëmjes pranë një zgjidhjeje pozitive, kryeministri laburist Gordon Brown ofroi dorëheqjen nga partia Laburiste në përpjekje për arritjen e aleancës laburistë/liberaldemokratë.
/I.Pu.