English

Britani E Madhe - Brown I Paraqet Dorëheqjen Mbretëreshës Elizabeth Ii

LONDËR, 11 maj /ATSH-AFP/ - Kryeministri britanik, Gordon Brown u largua nga pallati Buckingham sot në mbrëmje përkrah bashkëshortes së tij pasi i paraqiti dorëheqjen mbretëreshës Elizabeth II duke i hapur rrugën konservatorit, David Cameron. "Kam informuar sekretarin personal të mbretëreshës për qëllimin që ka të bëjë me paraqitjen e dorëheqes time mbretëreshës Elizabeth II'', deklaroi ai. "Nëse mbretëresha pranon, do ta këshilloja të ftonte shefin e opozitës, konservatorin David Cameron të përpiqet për formimin e një qeverie'', shtoi Brown. ''Dorëheqja ime si shef i Partisë Laburiste ka hyrë në funksion menjëherë", nënvizoi Brown./ /ec/ a.jor.
KOMENTE