English

Brokaj: Problemet shëndetësore tani kanë prekur të gjithë grevistët

Tiranë, 11 maj, NOA - Gjendja e grevistëve të urisë, të ngujuar prej 12 ditësh në çadra poshtë godinës së Kryeministrisë, tashmë është është rënduar shumë dhe të gjithë ata janë prekur nga problemet shëndetësore, duke paraqitur shqetësime.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije mjeku Sabit Brokaj, pasi ka ushtruar një kontroll mjekësor pranë grevistëve, duke theksuar se tashmë rreziku për jetën e tyre është bërë evident.

“Desha t’i jap përgjigje kryeministrit, i cili është i shqetësuar nga mbikujdesi, duke i thënë se po zbatojmë një pikë të OBSH-së siç është ajo që pacienti ka të drejtën e tij të zgjedhë mjekun që do. Që do të thotë se këta njerëz që kanë vendosur të sakrifikojnë jetën e tyre, kanë të drejtën të pranojnë ose të mos pranojnë mjekë të tjerë”, tha Brokaj lidhur me një fakt të tillë.

Më tej, ai ka sqaruar nga ana mjekësore sesi “tani rreziqet paraqiten për të gjitha organet e trupit, por veçanërisht ajo që është e përbashkët për të gjithë grevistët janë ato që quhen ‘ndryshimet elektrolitike’, të cilat prekin të gjithë sistemet, pasi janë substanca jetësore, funksionale të qelizës”.

n.e/NOA

KOMENTE