English

Durres: Kushte Te Mira Atmosferike Dhe Lundrimi Ne Gjirin Detar

DURRES, 11 maj /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Kushtet e favorshme atmosferike dhe detare si dhe moti i kthjellët do të karakterizojnë edhe sot situatën metereologjike në rajonin e Durrësit. Burime nga kapiteneria e portit bënë të ditur për ATSH-në se tre tragete me udhëtarë dhe kamionë, që mbërritën nga Bari (Itali), janë ankoruar në sheshin përkatës, ndërsa vazhdon normalisht trafiku i anijeve tregtare në hyrje dhe në dalje nga porti më i madh i vendit. Era që vazhdon të fryjë e lehtë nga veriu dhe verilindja do të ndikojë në qëndrushmërinë e kushteve të mira të motit dhe të detit, shtuan burimet e kapitenerisë së portit. Në kalatat portuale ka vijuar edhe gjatë natës përpunimi i anijeve tregtare me mallra dhe kontejnerë. Sipas burimeve të kapitenerisë, motopeshkatoret e sektorit të Durrësit vazhdojnë gjuetinë nga grykëderdhja e Semanit në jug deri në atë të Bunës në veri. /a.ke/
KOMENTE