Hudson, 11 maj, NOA - Michelle Thomas një grua 26-vjeçare, është arrestuar mëngjesin e ditës së sotme në Hudson, me akuzën se ka dhunuar bashkëshortin e saj, pasi ishte e pakënaqur nga marrëdhëniet seksuale me të në shtrat, bëjnë të ditur mediat lokale.
Oficerët e policisë u thirrën rreth orës 01:00 të së martës në apartamentin e çiftit dhe konstatuan në trupin e burrit plagë të marra nga goditja me gërshërë.
Burri i tha policisë se "Michelle u revoltua pas raportit tonë seksual, mori një palë gërshërë dhe filloi të më godiste".
Gruaja u arrestua me akuzat e shkallës së dytë për dhunë të ushtruar me një armë vdekjeprurëse, e rrezikon deri në 20 vjet burgim dhe një gjobë prej 10 mijë dollarë.
a.k/NOA