Flesh/Rruga E Shqipërisë Për Në Europë Është E Pandalshme
E
-Deklaron Kryeministri Sali Berisha gjatë inaugurimit të qendrës së mbyllur të emigranteve të parregullt në Maminas, Durrës-
MAMINAS, 11 Maj/ATSH-G.Kabashi/- Kryeministri Sali Berisha deklaroi të martën në mbrëmje se rruga e Shqipërisë për në Europë është e pandalshme.
Gjatë ceremonisë së inaugurimit të qendrës së mbyllur të emigrantëve të parregullt në Maminas, të rrethit të Durrësit, Kryeministri Berisha tha se qendra e emigrantëve të parregullt është një nyje e rëndësishme për sigurinë e kufijve, një ndër detyrimet e qeverisë shqiptare në kuadër të liberalizimit të vizave.
Qendra e mbyllur e emigrantëve të paligjshëm, një investim prej 1.4 milionë eurosh, është bashkëfinancim i Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare./a.gjonaj/ s.s./(Vijon)