English

Fmn: Vendet E Be-Së Të Riorganizojnë Borxhin Publik Në Terma Afatmesëm

NJU JORK, 11 maj /ATSH-ANSA/ - Në terma afatmesëm janë të nevojshme ndërhyrje të mëdha për riorganizimin e borxhit publik në shumë vende evropiane, thuhet në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar "Regional Economic Outlook" për Evropën. Në raport thuhet se riorganizimi i borxhit publik për një periudhë afatshkurtër nuk është as i dëshirueshëm dhe as i këshillueshëm, për shkak të rrezikut për t'u futur sërish në recension. /e.v/
KOMENTE