Francë - Një Tjetër Vetëvrasje Në Radhët E "France Telecom"
PARIS, 11 maj /ATSH-ANSA/ - Një rast i ri vetëvrasje është regjistruar në radhët e punonjësve të France Telecom. Një punonjës 52 vjeçar është vetëvrarë dje në banesën e tij, njoftoi një zëdhënës i telekomit.
Tridhjetepesë punonjës të France Telecom janë vetëvrarë ndërmjet viteve 2008 dhe 2009, ndërsa gjatë vitit 2010 janë regjistruar 13 vetëvrasje dhe 8 tentativa për vetëvrasje.
/e.v/