English

Fule: Greva përkeqëson situatën pozitive të arritjeve për integrimin

Bruksel, 11 maj, NOA – “Zgjidhja e situatës politike në Shqipëri duhet të respektojë Kushtetutën, institucionet demokratike dhe gjykatat e pavarura”.

Kështu është shprehur komisioneri evropian për Zgjerimin dhe Politikat Evropiane të Fqinjësisë, Stefan Fule gjatë një konference në Bruksel pas takimit të përbashkët të Këshillit të Stabilizim-Asocimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

“Nga këndvështrimi im, tabloja e marrëdhënieve Shqipëri-BE, mbetet shumë pozitive dhe kohët e fundit, Shqipëria ka bërë përparim në reforma kyçe politike, në zhvillimin ekonomik dhe në përgatitjet për integrimin europian. Ndërsa zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit po ecën normalisht dhe Shqipëria vazhdon të luajë një rol tejet konstruktiv në rajon”, tha në fjalën e tij Fule.

Duke pohuar edhe dy lajme të tjera të mira, lidhur me çështjen e vizave e Udhërrëfyesin. “Por ky proces është zbehur nga zhvillimet e gjendjes së brendshme politike, mungesa e gjetjes së një zgjidhjeje dhe përkeqësimit të situatës nga greva e urisë. Kjo nuk ndihmon dhe nuk është ajo që pritet nga ky vend, i cili ndodhet në një lloj marrëdhënie të avancuar me BE-në”, tha në fund të fjalës së tij, komisionari Fule.

n.e/NOA

KOMENTE