English

Fule: Klasa Politike Shqiptare Ka Të Gjitha Instrumentat Për Të Zgjidhur Situatën

- Në një konference të përbashkët për shtyp në Bruksel me zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Ilir Meta dhe përfaqësuesin e Presidencës spanjolle të BE-së, Diego Lopez Garrido - TIRANË, 11 Maj/ATSH-Maela Marini/.- Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian, Stefan Fule, deklaroi sot në Bruksel se "në Shqipëri janë të gjitha instrumentat që i nevojiten politikës për të zgjidhur këtë situatë të krijuar nga protesta dhe greva e opozitës". Këtë deklaratë z. Fule e bëri gjatë një konference të përbashkët për shtyp me zv/ kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Ilir Meta dhe përfaqësuesin e Presidencës spanjolle të BE-së, Diego Lopez Garrido, pas mbledhjes së Komitetit të Stabilizimit Shqipëri-BE. "Ata e dinë se kanë mbështetjen dhe durimin tonë, por po i çojnë njerëzit në spital për shkak të grevës së urisë. Ky është një fenomen i çuditshëm", tha z. Fule. Lidhur me procesin e liberalizimit të vizave, ai deklaroi se "Komisioni Europian ka besim se Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina për një periudhë të arsyeshme do të jenë të afta të plotësojnë pjesën e mbetur të detyrimeve"./s.s./
KOMENTE