English

Garrido: Parlamenti, Vendi Ku Politika Shqiptare Të Demonstrojë Pjekuri Politike

- Përfaqësuesi i Presidencës spanjolle të BE-së shprehet se perspektiva drejt BE-së është mënyra kryesore se si Shqipëria mund të zgjidhë problemet - TIRANË, 11 Maj/ATSH-Maela Marini/.- Përfaqësuesi i Presidencës spanjolle të BE-së, Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane, Diego Lopez Garrido, deklaroi sot në Bruksel, se "në Shqipëri ka një demokraci funksionale ku parlamenti funksionon në mënyrë të rregullt dhe aty është vendi për të demonstruar pjekuri politike". Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Bruksel, me zv/ kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm , Ilir Meta dhe Komisionerin për Zgjerimin në BE, Stefan Fule, z. Garrido tha se "aspirata europiane dhe perspektiva e vendit drejt BE-së është mënyra kryesore se si Shqipëria mund të zgjidhë problemet që ka". Lidhur me liberalizimin e vizave, z. Meta tha se "Shqipëria ka bërë progres në plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave dhe është në rrugën e duhur për të arritur lëvizjen e lirë në një të ardhme të afërt"./s.s./
KOMENTE