English

Gjendet i vrarë një 28-vjeçar, s’dihen autorët

Shkup, 12 Maj 2010 NOA - Një trup i pajetë është gjetur në dalje të fshatit Ropalcë në afërsi të aksit të vjetër rrugor Kumanovë-Shkup, raporton agjencia partnere e NOA-s, INA. Bëhet fjalë për 28 vjeçarin Sherif Salihi nga ky fshat i Kumanovës, zhdukja e të cilit pasdite ishte konfirmuar nga familja e tij. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur rreth orës 18.00 te mbremjes se djeshme, e marte, në dalje të fshatit.

Forcat të mëdha policore kanë shtuar kërkimet dhe janë në kërkim të vrasësit, i cili është i njohur për policinë.

Masat e shtuara policore janë vërejtur përskaj rrugës së vjetër Kumanovë-Shkup dhe në hyrje – daljet e Shkupit, gjegjësisht në lagjen Hasangeb, ku janë vërejtur njësi speciale dhe fluturime të helikopterëve të policisë.

Deri tani Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë hollësi për operacionin, ndërsa nuk janë bërë të ditur as motivet e vrasjes.

KOMENTE