Berlin, 11 Maj, NOA - Qeveria gjermane miratoi pjesën e saj të kontributit në paketën prej 1 trilion dollarësh, që synon mbrojtjen e euros.
Fondi është kombinim i parave të Komisionit Evropian, vendeve anëtare të eurozonës dhe FMN-së. Fondi i shpëtimit bëri që dje të rritej vlera e euros, por efekti nuk zgjati shumë.
Vlera e euros ka rënë sërish në tregjet financiare evropiane e aziatike mëngjesin e sotëm. Vlerësimet negative për ekonomitë e eurozonës janë arsyeja e rënies së sotme.
Agjencia Moody, që vlerëson aftësinë dhe besueshmërinë e qeverive në kthimin e borxheve, tha se ka mundësi që Portugalia të barazohet me Greqinë në pamundësinë e kthimit të borxheve. Ndryshimet në vlerën e monedhave kryesore janë pasqyruar dhe në çmimin e naftës, që njohu rënie gjatë ditës së sotme.
NOA/RFE