Tiranë, 11 Maj, NOA – Vijimi i grevës së urisë, prej më shumë se një jave, ka bërë që shëndeti i grevistëve të përkeqësohet edhe më tepër. Një 26 vjeçar, pjesëmarrës në grevën e urisë është dërguar sot në mënyrë urgjente në spital.
Ai quhet, Artmir Ahmetaj dhe për ditën e sotme është grevisti i parë që ka lënë grevën.
Sipas Zyrës së Shtypit të Partisë Socialiste, grevisti ka pasur shqetësime serioze për shëndetin, gjë që ka detyruar drejtuesit e grevës që të vendosin për ndërprerjen e grevës.
Ndërkohë që dita e djeshme ka qenë me më shuam raste ku grevistët kanë ndërprerë grevën e urisë. Mes të larguarve nga greva, për komplikacione në shëndetin e tyre, ka qenë dhe deputeti i PS-së, Besnik Bare.
m.xh/NOA