English

Infermierët nesër në Konferencë Kombëtare, në ditën Botërore të tyre

Tiranë, 11 maj, NOA – Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit, 12 maj, infermierë nga e gjithë Shqipëria do të mblidhen në Konferecnën e Dytë Kombëtare të tyre, organizuar nga Urdhëri i Infermierëve të Shqipërisë, në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë.

E parashikuar të zhvillohet nesër në ora 10.0, në mjediset e Hotel Tirana International, bëhet me dijeni se në këtë konferencë do të marrin pjesë 250 përfaqësues të infermierëve nga e gjithë Shqipëria si edhe shumë të ftuar, drejtues të institucioneve kryesore shëndetësore të vendit, prej të cilëve, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili; ambasadorja zviceriane në Tiranë etj.

Në këtë konferencë, do të pasqyrohen arritjet dhe sfidat e kujdeseve infermierore në Shqipëri. Tematika kryesore e konferencës, do të jetë ajo e “Cilësia e kujdeseve infeirmierore, sfidë e madhe për profesionistët e kujdesit”.

n.e/NOA

KOMENTE