Islandë - Vullkan - Spanjë - Mbyllen Shtatë Aeroporte
MADRID, 11 maj /ATSH-AFP/ - Shtatë aeroporte spanjollë, tre në jug dhe katër në arkipelagun e Kanarieve, u mbyllën sot në mëngjes për shkak të resë së hirit të lëshuar nga vullkani islandez Eyjafjöll, njoftoi AFP-në organizmi i kontrollit ajror spanjoll Aena.
"Aeroportet e Andaluzisë Sevilja dhe Jerez dhe ai Badajoz në Estremadur janë mbyllur që në orën 06:00 (04:00 GMT)", deklaroi një zëdhënëse e Aena-s.
"Katër aeroporte të Kanarieve: dy të ishullit Tenerife, ai i ishullit La Palma dhe ai i ishullit La Gomera janë mbyllur që në orën 04:00 (03:00 GMT)", vazhdoi ajo.
"Nuk e dimë se kur mund të hapen, për këtë varemi nga parashikime të agjencisë evropiane të kontrollit ajror, Eurocontrol, shtoi ajo.
Dje, evolucioni i resë së hirit mbi hapësirën ajrore spanjolle ka sjellë kufizime të fluturimeve, por asnjë aeroport nuk është mbyllur në Spanjë.
Vullkani islandez Eyjafjöll rifilloi që të enjten të nxjerrë sasi të mëdha hiri.
Aktivitieti i tij ka paralizuar trafikun ajror në Evropë për rreth një javë në mes të prillit. Pjesëzat e lëshuara mund të dëmtojnë funksionimin e avionëve në fluturim, gjë që i detyron autoritetet të ndalojnë fluturimet si masë parandaluese.
/I.Pu.