English

Kërcënohen të rinjtë e FRESH-it në Durrës

Durrës, 11 maj, NOA – Të rinjtë anëtarë të Forumit të Rinisë Eurosocialiste në Durrës, kanë rënë pre e kërcënimeve të policëve, pasi morën pjesë në protestën e sotme të organizuar nga banorët e qytetit bregdetar, duke bllokuar rrugën nacionale Tiranë-Durrës.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë Partisë Socialiste, sipas të cilave, policët që i kanë kërcënuar të rinjtë e FRESH-it janë Pashuk Nika dhe Muharrem Haka, të cilët thuhet se “kanë trokitur në dyert e shtëpive të të rinjve, duke kërkuar të paraqiten në komisariat dhe duke iu bërë të qartë familjarëve se të rinjtë mund të përfundojnë pas hekurave”.

Lidhur me një fakt të tillë, Forumi i Rinisë Eurosocialiste në Durrës i bën apel Policisë së Shtetit të respektojë ligjin dhe figurën jo politike të uniformës blu.

n.e/NOA

KOMENTE