Tiranë, 11 maj, NOA - Ekziston një nivel i shkëlqyer i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Këshillit të Evropës, kjo e reflektuar edhe në rezultatet pozitive të zbatimit të projekteve të KiE-së në vendin tonë.
Një fakt të tillë, Sekretari i Përgjithshëm i KiE-së, Thorbjorn Jagland, ia ka bërë me dije zv/ministrit të Punëve të Jashtme, Selim Belortaja, i cili mori pjes? n? punimet e Sesionit t? 120-t? t? Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
Punimet e këtij sesioni ministerial u përqendruan në të ardhmen e Gjykatës Evropiane së të Drejtave të Njeriut, procesin e reformës së Këshillit të Evropës dhe marrëdhëniet e Organizatës me Bashkimin Evropian.
Gjatë këtij takimi, Belortaja theksoi se qeveria e Shqipërisë vlerëson punën e Gjykatës Evropiane të Strasburgut në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe njohu shtetet anëtare me masat e marra nga qeveria jonë në zbatim të Konventës Evropiane së të Drejtave të Njeriut.
Në përgjigje të interesit të shprehur nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Mevlut Cavusoglu mbi gjendjen ne Shqipëri, zv/ministri Belortaja theksoi se “respektimi i parimeve themelore të KiE-së dhe në rastin konkret i rekomandimeve të Komitetit Presidencial të APKiE-së, mbetet rruga më e mirë për kapërcimin e çdo situate politike. Këto rekomandime janë tashmë plotësisht të pranuara dhe të vlerësuara nga qeveria shqiptare dhe mazhoranca”.
n.e/NOA