English

Kosovë- Ndihmës Sekretari Amerikan I Shtetit, Gordon, Nesër Në Prishtinë

PRISHTINË, 11 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon, do të fillojë nesër një vizitë dyditore në Kosovë. Ministria e Jashtme e Kosovës bëri të ditur se "takimi me ministrin Hyseni nesër në mengjes do të hapë serinë e takimeve që z. Gordon do të ketë gjatë qëndrimit të tij dy ditor në Prishtinë". Radio Televizioni i Kosovës, në një korrespondencë nga SHBA, bënte të ditur sot se "Gordon do të vijë këtë javë në Kosovë, në kuadër të një vizite në tri vende ballkanike, që do të përfshijë edhe Serbinë dhe Maqedoninë". /s.s./
KOMENTE