English

Kriza, Topi takon sërish ambasadorin e SHBA

Tiranë, 11 maj, NOA – Vazhdimi i krizës politike në vend, ku asnjëra palë duket se nuk po tërhiqet nga qëndrimi i saj lidhur me hapjen e kutive të 28 qershorit, do ta ulë sërish në një tryezë diskutimi kreun e shtetit, Bamir Topi, me ambasadorin amerikan John Uithers.

Lajmi bëhet me dijeni paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime zyrtare, sipas të cilave, takimi në fjalë është parashikuar që të zhvillohet në Presidencë në orën 10:00 të paradites së sotme.

Edhe para pak ditësh, kreu i shtetit zhvilloi një tjetër takim me ambasadorin Uithers si dhe me ambasadorin e Spanjës, Manuel Montobbio bashkë me ambasadorin e Komisionit Evropian, Helmut Lohan.

Ndërsa dje, presidenti i Republikës është prononcuar lidhur me krizën politike në vend, krijuar nga masa ekstreme e opozitës që ka ndërmarrë me grevën e urisë, duke thënë se ai do të ndërhyjë vetëm nëse e sheh që negociatat do të mund të kenë rezultat.

n.e/NOA

KOMENTE