Tiranë, 11 maj, NOA Update - Qeveria po sheh mundësitë e nisjes së eksportimit të gazit natyror që prodhohet në vendin tonë, ndërsa kjo vlen të thuhet edhe për naftën.
Një fakt të tillë, kreu i qeverisë Sali Berisha e ka bërë me dije gjatë fjalës së mbajtur në konferencën e ambasadorëve të huaj, para të cilëve ka theksuar se kthimi i vendit tonë në një superfuqi energjetike në rajon, përbën prioritetin e kabinetit të tij.
“Sasia e gazit në Kaspik që po zbulohet është në rritje dhe po kërkohen rrugë të tjera, prandaj ne do të jemi të gatshëm për të pranuar rrugët e reja të gazsjellësave nga Kaspiku drejt Evropës”, tha ai.
Duke shtuar se interesi i kompanive të mëdha është gjithmonë në rritje për të investuar në Shqipëri, shoqëruar këtë me argumentin se po jep kontributin e saj edhe infrastruktura moderne që po realizohet nga qeveria.
n.e/NOA