Angli, 11 Maj NOA - Skuadra angleze e Manchester City është duke menduar për sezonin e ardhshëm të merkatos ku me sa është bërë e ditur nga shtypi britanik synimi i tyre është mesfushori i Liverpulit Steven Gerarad dhe sulmuesi Torres.
City ka ofruar dhe një shumë prej 40 milion sterlinash në drejtim të sulmuesit të Liverpulit Fernando Torres, ndërsa për sa i përket Gerard skuadra e sheikut Mansour ka pohuar se është e gatshëm të japë një shumë prej 30 milionë eurove.
Duke parë krizën financiarë të klubit të Liverpulit, duhet thënë se oferta që kanë ardhur në drejtim të lojtarëve, janë mjaft të mira dhe me shumë mundësi njëri nga dy lojtarët e sipërpërmendur mund të shkojë në radhët e City.
r.b/NOA