Maqedonia Merr Kryesimin E Komitetit Të Këshillit Të Ministrave Të Këshillit Të Evropës
STRASBURG, 11 maj /ATSH-MIA/ - Maqedonia mori sot kryesimin e Komitetit të Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
Kryesimi gjashtëmujor i organit ekzekutiv të organizatës më të vjetër panevropiane iu dorëzua zyrtarisht shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Miloshoski nga kryesuesja aktuale, ministrja e Punëve të Jashtme e Zvicrës, Michelen Calmi Rey.
Ministrat e pranishëm në sesionin e sotëm përshëndetën kryesimin nga ana e Maqedonisë dhe shfaqën shpresë se aktivitetet do të realizohen me sukses. Pas paraqitjes së prioriteteve të kryesimit të Maqedonisë, shefi alternativ i diplomacisë greke, Dhimitris Drucas shprehu protestën për emërimin e kryesimit maqedonas.
Maqedonia është njëra nga 47 anëtaret e Këshillit të Evropës, ndërsa pjesë e kësaj organizate është që prej 9 nëntorit 1995./
a.jor.