Fier, 11 Maj, NOA – Një sherr masiv është zhvilluar në qendër të qytetit të Fierit. Gjashtë persona janë konfliktuar me njërit tjetrin me thika dhe me sende të forta.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur nga goditjet me thikë tre prej tyre. Lajmi konfirmohet nga Policia e Fierit, e cila sqaron se të plagosurit janë shtetasit me inicialet F.M 49 vjeç, R.M 47 vjeç, dhe N.M, 30 vjeç.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në orën 13.00, në lagjen “Konferenca e Pezës”, pranë “Bar Rinia” në Fier. Sherri masiv, sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta.
Ndërkohë që policia ka arrestuar tre presona. Ata janë; Armando Goga, 49 vjeç, banues në Delvinë të Sarandës. Eduart Banaj, 34 vjeç, banues në Patos dhe Emirjan Likaj, 23 vjeç, banues në Roskovec të Fierit.
Sipas policisë arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprën penale të “Vrasjes me dashje, të mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim”.
m.xh/NOA