Romë, 12 Maj 2010 NOA – Është shokuar publiku italian pas deklaratave krejt të papritura të liderit radikalit italian Marko Panela (Marco Pannella) se ai kishte bërë seks me meshkuj dhe madje ishte i dashuruar me tre-katër prej tyre.
Pohimi i Panelës, i njohur si veteran i grevave te urise, është bërë menjëherë pas kthimit nga Shqipëria, ku gjendej në takime me grevistët e urisë dhe protestuesit e opozitës shqiptare që kërkon hapjen e kutive.
Panela u fut në çadrat e grevistëve ku edhe takoi shumë prej të ngujuarve, mes tyre vetëm deputetët socialistë dhe militantët e majtë.
I njohur si lideri historik radikal i të majtëve italianë, Marco Pannella ka folur për herë të parë lidhur me disa aspekte më intime të jetës së tij private, në një intervistë të gjatë me drejtorin e televizionit italian TG5 Clemente Mimun e cila publikohet e plotë sot në një revistë të njohur italiane.
"Jam lidhur me Mirella Paracchinin prej 40 vjetësh, por unë kam pasur tre, katër burra të cilët i kam dashur shumë. Kurrë nuk ka qenë ndonjë xhelozi me të (Mirella-n). Ne mund të kemi, dhe kishim edhe lidhje të tjera", - kështu është shprehur Marco Pannella, themeluesi historik i Partisë Radikale Italiane që në vitin 1955. "Unë kurrë nuk jam martuar dhe asnjëherë nuk kam dashur të bëj fëmijë. Me Mirella ne kemi diskutuar shumë që të kishim një fëmijë. Por nuk kam pasur asnjëherë dëshirë për të pasur fëmijë. Edhe pse kam dyshime të forta te një vajzë që kam takuar shumë vite më parë, Gabriella. Pyes veten nëse ekziston një pesëdhjetëvjeçar që më ngjan shumë”, - ka theksuar Panela. Lideri radikal ka rrëfyer edhe se ka qenë dikur një femër që e ka braktisur sic pohoi për shkak se ajo ishte shumë e dashuruar me të. “Jam lidhur një herë me Bianca, një vajzë që njoha në Pavia. Por ishte shumë e dashuruar pas meje, nuk mund të funksiononte”, - ka thënë Panela. Lexoni mbi vizitën e Panelës pardje në Tiranë: Panela: Mbështes PSPolitikani italian, anëtar i PE, Panella viziton grevistët
Tiranë, 10 Maj 2010 NOA - Politikani italian Marco Pannella, kryetari i Partisë Radikale në Itali dhe anëtar i Parlamentit Europian vizitoi sot kampin e grevistëve të vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Marco Pannella tha se mbështeste grevën e opozitës dhe solidarizohej me ta, ndërsa në dorë mbante një lule në simbol të paqes.
Duke shfaqur admirimin e tij për grevistët të cilët janë të vendosur ta çojnë deri në fund kauzën e tyre Panella tha se edhe në Itali veprohej kështu për votën.
Prononcimi i plotë për mediat i kryetarit të Partisë Radikale në Itali, Marco Pannella: “Doja t’ju kujtoja të gjithëve se 2 shekuj më parë, ndodhi një gjë e çuditshme në botë. Ndodh që në mes të Revolucionit Industrial, Dikens tregon: Se për të luftuar anglezët shpikën kryqëzimin e krahëve, madje dhe i tallnin për këtë. Kështu quhej greva dhe ajo filloj jo me dhunë, duke kryqëzuar duart.
Dhe ne të gjithë këtu kemi këtë trëndafil, që është ajo çka i ofrojmë edhe kundërshtarëve tanë. Nuk kemi armiq, dhe luftojmë edhe për ata. Për këtë kam ardhur këtu, ku shokët e mi, admirueshëm po bëjnë në këtë anë të Adriatikut, të Adriatikut tim dhe tuajit, atë që në Itali e në botë bëjmë edhe ne. Atëherë duhet të them edhe për kundërshtarët demokratë, që edhe ata duhet të jenë.
Këtu është shpresa për unitetin civil demokratik. Për një unitet civil njerëzor, demokratik për të gjithë ne, nga njëra anë e Adriatikut, por edhe për ata nga ana tjetër e botës.
Faleminderit Shqipëri, faleminderit Tirana, e faleminderit dhe çështjes sonë të përbashkët, që është liri, demokraci, legalitet. Kjo është ajo që na bashkon, e shpresojmë që ta kuptojnë edhe ata që se kanë kuptuar ende”, - përmbylli deklaratën e tij pardje në Tiranë, z.Panela.