English

Milan - Juventus do të luhet të shtunën

Itali, 11 Maj NOA - Janë ndryshuar datat e zhvillimit, të dy garave të javës së fundit të kampionatit italian dhe bëhet fjalë pikërisht për ndeshjet Milan – Juventus dhe Lazio – Udinese.

Të dyja sfidat nuk do të luhen ditën e diel por, të shtunën në mbrëmje, ku ajo e cila spikat më shumë është supersfida e kësaj jave midis Milanit dhe Juventusit, së cilës iu ndryshua dita e zhvillimit të saj, për arsye të shmangies së tensionit midis dy tifozerive të skuadrave respektive.

“Një gjë e tillë do të ndihmojë forcat e rendit të jenë më të përgatitura për këtë garë dhe gjithashtu të ndalojnë të gjithë aksidentet që mund të ndodhin nga tifozeritë përkatëse”, - këto ishin fjalët e ministrit Maroni, i cili dha dhe arsyet e këtij ndryshimi në data, për zhvillimin e dy garave të Seria A.

r.b/NOA

KOMENTE