English

Ministri i Arsimit shkon në shkollën e masakrës

Elbasan, 11 Maj, NOA Update– Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj është nisur sot, në mënyrë urgjente në Elbasan për në shkollën ku ndodhi vrasja e dy të rinjve. Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik ndodhi pak orë më parë e Elbasan në shkollën e mesme “Mahir Domi”.

19 vjeçari, Endrit Llambaj vrau në ambientet e shkollës maturanten, Genta Faja. Më pas Llambaj është përpjekur që t’i shpëtojë policisë duke larguar nga vendi i ngjarjes. Por pas disa minutave arratie ai ka vrarë vetën.

Sipas hetimeve paraprake mësohet se mes dy të rinjve ka pasur një lidhje intime. Endrit Llambaj ka mbërritur sot në qytetin e Elbasanit dhe ka hyrë me forcë në ambientet e shkollës.

m.xh/NOA

KOMENTE