Muzikë - Sofja Zhvillon Konkursin E Parë Të Muzikës Së Lehtë Ballkanike
BEOGRAD, 11 maj /ATSH-TANJUG/ - Televizioni muzikor bullgar ''Balkanika'' do të organizojë një konkurs për këngën më të mirë ballkanike për vitin 2009, që do të zhvillohet në Sofje më 16 maj dhe që është i pari i këtij lloji.
Konkursi do të titullohet ''Balkan Music Awards'' dhe në të do të marrin pjesë 11 këngëtarë nga të gjitha vendet ballkanike, që do të konkurojnë për çmimin ''Kënga më e mirë ballkanike për vitin 2009''.
Audienca do të jetë në gjendje të votojë për këngën më të mirë nëpërmjet mesazheve (SMS)./ a.jor.