English

Një grup intelektualësh vizitojnë grevistët e urisë

Tiranë, 11 maj NOA Update - Një grup prej rreth 50 intelektualësh vizituan sot paradite deputetët dhe qytetarët grevistë, duke i mbështetur në kauzën e tyre për transparencën e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Me buqeta në duar, artistë, akademikë, njerëz të medias, konstitucionalistë kanë ndarë për disa minuta çaste me mbështetësit e Partisë Socialiste. Ndërkohë që ata kanë shkruar impresionet e tyre nga kjo vizitë në librin e bardhë.

Në sytë e tyre nuk janë fshehur as lotët, e për me tepër kur në momentin që kanë qenë në tenda, janë detyruar të shikojnë dhe një tjetër deputet, i cili për probleme shëndetësore të përkeqësuara është detyruar të ndërpresë grevën dhe t'i drejtohet QSUT-së.

Pirro Milkani, Rudina Xhunga, Petrit Malaj, Luan Omari, Jorgo Bulo, Maks Velo, Oni Pustina, Diana Çuli, Eduard Sulstatorova, Lorenc Vangjeli, Ardian Klosi, apo Gjergji Xhuvani, janë disa nga emrat e intelektualëve që janë solidarizuar me grevistët.

r.n/NOA

Foto të tjera, te Galeria

KOMENTE