English

Një tjetër grevist i PS-së drejtohet për në spital

Tiranë, 11 maj, NOA - Një tjetër grevist i Partisë Socialiste, ka lënë mesditën e sotme grevën e urisë për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të Partisë Socialiste, sipas të cilave, grevisti i larguar nga greva mban emrin Fatmir Kalemaj dhe është mbi 50 vjeç nga qyteti i Patosit.

Mësohet se ai u dërgua në spital pas komplikacioneve që shfaqi me tensionin, pasi ka kaluar 12 ditë në grevën e urisë poshtë godinës së Kryeministrisë.

n.e/NOA

KOMENTE