English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 11 Maj/ATSH/- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme Gazeta "Panorama": HELMIM MASIV NGA UJI, 108 PERSONA NË SPITAL- Bllokohet ujësjellsi/ Alarm në qytetin e Ballshit. Mbi 108 persona janë regjistruar në spital dy ditët e fundit me shenja helmimi. Dyshohet se shkak është uji i pijshëm. Spitali i Fierit hapi dyert mbrëmë për të sëmurët më rëndë. Ministri i Shëndetësisë mbërrin në Ballsh. Paciantët me probleme furnizohen me ujë nga burimi i Poliçanit. Urdhërohet ndërprerja e ujit deri në kryerjen e analizave. Titujt të tjerë të kësaj gazete: Topi: Zgjidhja e krizës në vullnetin e partive, Xhafaj: Gjashtë kushtet për të ndërprerë grevën Lista zyrtare ALUZINI: Legalizimet, 1951 familjet që marrin tapitë në Tiranë 115 mijë euro/ Vjedhja me karta të klonuara, tetë në pranga Gazeta "Shekulli": GJASHTË KUSHTET PËR TË LËNË GREVËN -Grevistët: Transparencë për zgjedhjet, ekonominë, gjykatat dhe vrasjen e Xhindit. Dokumenti që përmban kërkesën për plotësimin e gjashtë kushteve të hartuara nga 22 deputetët dhe 180 qytetarët grevistë është e vetmja zgjidhje që çadrat të ngrihen nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit". Titujt të tjerë të kësaj gazete: Rama: Më 14 maj protesta do të përshkallëzohet Intervista/ Elsa Lila: Çfarë ndodh brenda grevës Raporti i BE: Kriza politike, pasoja për Shqipërinë "Gazeta Shqiptare": INTELEKTUALËT, "GREVA, DHIMBJE PËR ATA QË VUAJNË, PO JEMI KUNDËR"- Tupja: E njoh Ramën, duhet të shkojë te psikanalisti. Kapexhiu: Greva primitive, jam pro zonjës që ka hyrë për pronat. Kongoli: Ç'ka doja të thoja, e kam thënë me firmë. Lista e emrave të 41 personalisteteve dhe intelektualëve që tashmë janë radhitur kundër protestës së opozitës dje ka shkuar në 126, ku mes tyre ka edhe mjaft emra të mjekësisë shqiptare. Titujt të tjerë të kësaj gazete: Brukseli: Berisha dhe Rama të ulen në dialog. Sinjalet e BE: Po rrezikoni statusin Dita e Drejtësisë/ Uithers: Gjyqëtarët pa imunitet Deklarata/ Ministri Prifti: Bulqiza, plan veprimi për minierat Gazeta "Koha Jonë": RAMËN NUK E MBËSHTESIN AS SOCIALISTËT EVROPIANË- Sekretari i Përgjithshëm i PSE, Philip Cordery shprehu shqetësimin për grevën e urisë dhe gjendjen e të ngujuarve, vlerëson se është i nevojshëm një dialog konstruktiv mes protestuesve dhe qeverisë. Titujt të tjerë të kësaj gazete: 126 artistët e famshëm dënojnë ngujimin e socialistëve Presidenti/ Topi: Gati të rimbledh tryezën, por duhet rezultat Personalitetet/ PS: Gjashtë propozimet tona për të lënë grevën Gazeta "Shqip": BE: SHMANGNI AKTET KONFRUNTUESE-Topi pesimist. Rama: Pas 14 majit përshkallëzim. Berisha: Kam dy oferta. Zbardhet gjithashtu dokumenti me qëndrimin e 27 vendeve. Përfaqësuesi i Presidencës Spanjolle të BE-së, Moratinos: "Jemi të shqetësuar". Titujt të tjerë të kësaj gazete: Kërkesat e grevistëve: Rëndohet gjendja, 20 përfundojnë në spital Beçaj: Të ndryshohen ligjet e gjyqësorit Peticion/ Pedagogët, letër Kryeministrit për rrëzimin e amendamenteve. Refuzohen nenet e projektligjit të ri të arsimit të lartë; /e.p.//n.m/
KOMENTE