English

Pasqyra E Shtypit Te Kosoves

PRISHTINË, 11 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Autoritetet serbe konfirmojnë ekzistencen e një varreze afër Rashkës në Serbi - NË SERBI EDHE NJË VARREZË MASIVE ME SHQIPTARË - Tituj të tjerë: ICO-ja kundër përbërjes njëetnike të komunave të reja Shqiptarët në Maqedoni protestuan për drejtësi, pa BDI-në Topi: Zgjidhjen e kanë në dorë partitë LDK-ja do të mendohet rreth prishjes me PDK-në EULEX-i heton 2 milionë eurot kontestuese të doganave "Express" 250 KRIME - Autoritetet e Serbisë konfirmuan gjetjen e një varreze masive me trupat e 250 shqiptarëve, në Rashkë. Informatën për vendndodhjen e kësaj varreze, Prokuroria Serbe e ka marrë nga EULEX. Tituj të tjerë: I vetëm në kritikë - Isa Mustafa sërish kritikon Qeverinë dhe kërkon prishjen e koalicionit. Kësaj radhe ai mori shkas "Rastin Limaj". BE përgatitet për GJND - Institucionet e BE-së dhe shtete anëtare pajtohen se duhet të kenë një qëndrim të përbashkët për opinionin e GJND-së lidhur me Kosovën. Arrihet Marrëveshja për Sarajevën Propozimet e LDK-së për Zëvendësministra Vështirësimi i rrugës së Kosovës - Opinion "Bota Sot" SHQIPTARËT - VIKTIMA TË KRIMIT, SERBIA MBAN PENG EDHE ESHTRAT - Në Serbi zbulohet një varrezë masive e të paktën 250 shqiptarëve Tituj të tjerë: Nuk përfillet zinxhiri komandues në Veri! Policia gënjen? - Zinxhiri i këputur i komandës së Policisë së Kosovës Ardhmëria ekonomike e zymtë në 'embargo'! - CEFTA e bllokuar me miratim të ndërkombëtarëve! Kërkojnë bashkimin kombëtar! - Themelohet Lëvizja e Solidaritetit për të Papunësuarit dhe Skamnorët Berisha, Ramës: "Hiqni syzet e kuqe, shihni realitetin në Shqipëri!" Vazhdon histeria shqipshkruese e propagandës së UNMIK-ut - Editoriali "Epoka e Re" "TASK FORCA" GATI - 'Task Forca" nis së shpejti "luftën" kundër korrupsionit Tituj të tjerë: Deklarata e Mustafës, fushatë Brenda LDK-së Zgjedhjet serbe në veri, të patolerueshme Zbulohet edhe një varrezë massive në Serbi - Gjenden 250 kufoma të shqiptarëve "Zëri" DREJT ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME - Hetimet e EULEX-it dhe deklaratat e Isa Mustafës për opozitën janë shenja për fillimin e debatit për zgjedhjet e parakohshme Tituj të tjerë: Edhe një varrezë masive në Serbi Thaçi: Kosova i është mirënjohëse BE-së Në MPB edhe një zëvendësministër Dogana, objekt me qira 20 mijë euro Sabri Hamitit, Urdhri "Skënderbeu" - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, dekoroi Sabri Hamitin me Urdhrin "Gjegj Kastrioti Skënderbeu" "Tribuna shqiptare" ZBULOHEN KRIMET E SERBISË - Prokuroria serbe për krime të luftës ka konfirmuar vendndodhjen e varrit të gjashtë masiv në territorin e Serbisë. Në këtë varr masiv që ndodhet afër Rashkës, besohet se gjenden rreth 250 trupa të viktimave shqiptare të periudhës së luftës së fundit. Tituj të tjerë: Tiranë - Pozicione të hekurta Prishtinë - Kuvendi vendos për bisedimet? Shkup - Shqiptarët kërkojnë barazi Udhërrëfyesi para verës Serbët s'i plotesojnë kriteret "Lajm" KRIMET E FSHEHURA - 11 vjet pas luftës, zbulohet edhe një varrezë masive me viktima shqiptare në Serbi Tituj të tjerë: Vazhdojnë transferet e deputetëve - Dugolli në AKR? KZAP-i të shkrihet në gjyqësor Asfaltin e përpin toka! Zvarritet shitja e trojeve "Infopress" SËPATA E TENEDIT NË DORË TË PITER FEITH! - Tenderi për autostradën Morinë-Merdar, kompania "Strabag", nervozizmi i Piter Feithit dhe hakmarrja e EULEX-it Tituj të tjerë: Zgjedhje të dështuara - Zgjedhjet lokale, të organizuara nga strukturat paralele serbe, në veri, cilësohen të jenë të dështuara dhe të jashtëligjshme Me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës, kryeminsitri Hashim Thaçi, ka thënë se pikësynim i përditshëm i Kosovës, janë vlerat evropiane Varr masiv me shqiptarë në Rashkë Viti 2010, vendimtar për liberalizimin e vizave Editorial - Liria e fjalës dhe ligji "Kosova Sot" ASNJË FAVOR PËR KOMPANITË QË HAPIN SHUMË VENDE PUNE Tituj të tjerë: Varrezë me 250 shqiptarë në Rashkë Mbi 150 raste nën hetim nga Prokuroria Speciale Ngec nisma për kodin Editoriali - Pompa, MTI-ja dhe abuzimi me ligjin /a.ke/
KOMENTE