English

PD: Rama po shkel të drejtat më elementare për të burgosurit dhe grevistët

Tiranë, 11 maj, NOA – Kryesocialisti Edi Rama dhe drejtuesit e tjerë të Partisë Socialiste, po shkelin të drejtat më elementare që përmban Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare për të burgosurit dhe grevistët sa i përket trajtimit të tyre shëndetësor zyrtar.

Një akuzë e tillë ka mbërritur sot nga selia e Partisë Demokratike, përmes zëdhënëses së saj Erla Mëhilli, sipas të cilës “për të dymbëdhjetën ditë, Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruçi dhe pinjollët e tjerë të Bllokut, mbajnë të mbyllura për kujdesin shëndetësor zyrtar dyert e burgut që kanë krijuar në mes të bulevardit të Tiranës”.

“Në ikëtë mënyrë, ata janë duke treguar se të ngujuarit në burgun e tyre i trajtojnë si skllevër dhe se janë të aftë t’u ndalojnë atyre edhe të drejtat më elementare që ua garanton Kushtetuta e vendit dhe konventat ndërkombëtare për të burgosurit, robërit apo grevistët”, ka shtuar më pas Mëhilli.

Duke drejtuar publikisht pyetjen se “çfarë fshehin Rama, Ruçi dhe bllokmenët e rinj me moslejimin e shërbimit zyrtar shëndetësor në burgun e tyre?”.

“Por kjo ne nuk na intereson, pasi atë çdo qytetar shqiptar e merr vesh vetë. Ne jemi këtu për të dënuar këtë qëndrim çnjerëzor dhe kujdesin e militantëve fanatikë të Partisë Socialiste që me bluza të bardha shkelin çdo rregull dhe çdo kod etik e moral të shërbimit shëndetësor duke u shndërruar në vegël qorre të kryetarit të partisë së tyre vetëm e vetëm për qëllime politike anti-humane e barbare”, ka përfunduar deklaratën e saj publike, zëdhënësja e selisë blu.

n.e/NOA

KOMENTE