Elbasan, 11 maj, NOA – Forcat e policisë së Elbasanit kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 50-vjeçarit Azem Salla, banues në fshatin Mengel, i cili ishte shpallur në kërkim prej tyre.
Kjo pasi ai rezulton të jetë autor i plagosjes së 54-vjeçarit me inicialet R.Z, edhe ky banor i këtij fshati, ngjarje kjo e ndodhur para dy ditësh në vendin e quajtur “Tregu i fruta-perimeve” në Elbasan.
Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, e cila parashikohet nga neni 89 i Kodit Penal.
n.e/NOA