Napoli, 11 Maj NOA - Pas fitores me Atalantën skuadra në skuadrën e Napolit duhet thënë se optimizmi është tepër i lartë dhe kjo pasi ata siguruan kualifikimin e tyre në Europa League.
Skuadra kërkon që vitin e ardhshëm të forcohet në organikën e saj dhe këtë fakt e ka pohuar vetë presidenti i saj, De Laurentis.
Pëlqehet së tepërmi sulmuesi i Sampdorias, Pazzini, i cili është ndër dëshirat kryesore të këtij klubi.
Vlera e tij është rreth 20 milionë euro dhe me sa duket duke u bazuar në deklaratat e presidentit napolitan, kjo nuk është problem pasi ai ka pohuar se do të bëjë të pamundurën për ta sjellë atë në radhët e skuadrës së tij.
E vetmja gjë e cila mund të jetë një pengesë për Napolin është konkurrenca e madhe për lojtarin pasi janë të shumtë klubet që janë vënë në ndjekje të tij duke përmendur këtu Çelsin dhe Juventusin.
r.b/NOA