English

Rusi - Bilanci I Aksidentit Në Minierë Arrin Në 43 Të Vdekur, Putini Shkon Në Vendngjarje

MOSKË, 11 maj /ATSH-AFP/ - Bilanci i shpërthimit të dyfishtë të gazit të shtunën në minierën më të madhe të qymyrit në Rusi u rëndua në 43 të vdekur dhe kryeministri rus Vladimir Putin shkoi sot në vendngjarje, njoftuan agjencitë ruse. "Bilanci u rrit në 43 të vdekur. Nuk dihet fati i 47 personave të tjerë", deklaroi një zëdhënës i degës lokale të Ministrisë ruse të Situatave të Emergjencës, i citar nga agjencia Ria-Novosti. Putini do të shkojë në rajonin Kemerovo pranë minatorëve të plagosur përpara se të shkojë në vendngjarje në minierën Raspadskaia, në pellgun minerar Kuzbas, 3 000 kilometra në lindje të Moskës, për të mbikëqyrur operacionet e ndihmës, bëjnë të ditur agjencitë ruse. Shpërthimi i parë i gazit metan ndodhi të shtunën në mbrëmje në minierë në çastin kur atje ndodheshin 370 minatorë. Shpërthimi i dytë u ndje disa orë më vonë pas mbërritjes së skuadrave të shpëtimit. Operacionet e ndihmës vazhdojnë sot në të gjitha drejtimet, me pjesëmarrjen e 720 anëtarëve të këtyre skuadrave dhe 104 automjeteve të dërguara në vend, mnjofton Ministria ruse e Situatave të Emergejncës. Presidenti rus Dmitri Medvedev ka urdhëruar vazhdimin e të gjitha përpjekjeve të ndihmës deri sa të mësohet se si ndodhi kjo tragjedi dhe të jemi të sigurt se janë marrë të gjitha masat e mundshme në këtë situatë. Miniera Raspadskaia, e përuruar në vitin 1973, i përket kompanisë Evraz, që kontrollohet nga miliarderi rus Roman Abramoviç. /I.Pu.
KOMENTE