English

Rusia Përshëndet Dërgimin Në Kongresin Amerikan Të Marrëveshjes Bërthamore Të Vitit 2008

MOSKË, 11 maj /ATSH-AFP/ - Dërgimi për ratifikim në Kongresi amerikan i marrëveshjes së bashkëpunimit bërthamor civil, të nënshkruar në maj të vitit 2008 me Moskën, është "një hap në drejtimin e duhur" për përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi, deklaroi sot një zëdhënës i diplomacisë ruse. "Po e prisnim prej shumë kohësh këtë. Është një hap në drejtimin e duhur", deklaroi për agjencinë zyrtare ruse të lajmeve ITAR-TASS zëdhënësi, Igor Liakine-Frolov. Presidenti amerikan, Barack Obama dërgoi mbrëmjen e kaluar për ratifikim në Kongres marrëveshjen e bashkëpunimin bërthamor civil të nënshkruar në maj të vitit 2008 me Moskën, çështje e lënë pezull pas konfliktit mes Rusisë dhe Gjeorgjisë, njoftoi Shtëpia e Bardhë. E nënshkruar më 6 maj të vitit 2008 pas një marrëveshje të arritur nga paraardhësi i Obama, George W. Bush dhe homologu i tij i atëhershëm Vladimir Putin, ajo u mundëson dy vendeve të zhvillojnë marrëdhënie tregtare në këtë sektor ndërkohë që përpiqen të luftojë kundër përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë./ /i.p/
KOMENTE